Gostivar, 29 nëntor – Për pesë vitet e fundit, numri i të papunëve në rajonin e Gostivarit zyrtarisht është zvogëluar për 8357 persona, duke regjistruar zvogëlimin më të madh të personave të evidentuar si të papunë në Qendrën për Punësim në historinë e Gostivarit. Shifrat e publikuara nga shërbimet e Agjencisë për Punësim në Gostivar tregojnë se gjatë muajit shtatorit të vitit 2011, numri i të papunëve ka qenë 14.675, kurse pesë vite më vonë – numri është ulur në 6318 qytetarë të papunë. Nëse bëhet krahasim me vitin 2006, në intervalin kohor prej 10 vitesh numri i të papunëve është zvogëluar për më tepër se 10 mijë persona. Në vitin 2006, numri i të papunëve ishte 16.816. Zvogëlimi drastik i numrit të të punëve ka rezultuar kryesisht nga transformimi i librezave shëndetësore në kartela elektronike, gjë që la jashtë listës së të papunëve një numër të konsiderueshëm të tyre. Reduktimi i numrit vërehet sidomos tek gjeneratat më të vjetra të moshës mbi 50-vjeç. Sipas të dhënave nga Agjencia për Punësim në Gostivar, shumica e personave të moshuar janë përcaktuar të gëzojnë të drejtën e shfrytëzimit të sigurimit shëndetësorë, duke hequr dorë kështu nga lista e personave që kërkojnë punë nga ana e shtetit. Projekti për vetëpunësim, legalizimi i bizneseve ekzistuese, stimulimet për punësime të kategorive të veçanta sociale, si dhe disa projekte të tjera qeveritare, llogariten si pretekst i zvogëlimit të personave të papunë. Për ekonomistët, zvogëlimi i numrit të të papunëve në këtë mënyrë, nuk paraqet ndonjë trend pozitiv në drejtim… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.