Shefi ekzekutiv i Facebook Mark Zuckerberg duket se ka pranuar më në fund se rrjeti social është një kompani medatike, por “jo një kompani tradicionale mediatike”. Në një video-çat, me Sheryl Sandberg, Zukcerberg thotë: “Facebook është një lloj i ri platforme. Nuk është një kompani tradicionale teknologjike. Nuk është një kompani mediatike tradicionale. Ne e dimë se ndërtojmë teknologji dhe ndihem përgjegjës se si ta përdorim. Ne nuk shkruajmë lajme që njerëzit ti lexojnë në platformë. Por në të njëjtën kohë ne e dimë se bëjmë shumë më shumë se shpërndarje e lajmeve, dhe jemi pjesë e rëndësishme e debatit publik”. Ndërsa përdoruesit prej kohësh thonë se Facebook është një kompani mediatike, pasi shpërndan lajme dhe ushtron gjykimin editorial, Zuckerberg më herët ka qenë i lëkundur për ta quajtur Facebook një kompani teknologjike. Shqetësimi mbi influencën e Facebook erdhi pas fokusit tek lajmet e rreme që u shfaqën dhe impaktin në zgjedhjet presidenciale në Amerikë.