Real Madridi fitoi të shtunën ndaj Athletic Bilbaos me rezultat 1-2. Golat për Los Blancos i shënuan Karim Benzema dhe Casemiro, por kamerave iu ka ikur momenti kur trajneri Zinedine Zidane është rrëzuar. Tekniku francez i kapluar nga emocionet e takimit harroi se pas tij ishte çanta e stafit mjekësor të Realit dhe kështu mori në thua dhe rrëzua. Normalisht që ku moment shkaktoi të qeshura në stadium dhe u kap nga kamerat e tifozëve vendas.