Shkup, 15 qershor – Pas paraqitjeve të mira në fanellën e Rijekës dhe fitimin e titullit në kampionatin kroat, futbollisti shqiptar Leonard Zhuta është gjetur në fokusin e skuadrës austriake, anëtare e Ligës së parë, Rapid Viena, bëjnë të ditur mediat nga Austria. Thuhet se të dyja palët kanë filluar bisedimet, dhe nëse gjithçka shkon mirë, është e mundur që gjatë ditëve në vazhdim dhe zyrtarizohet ky transferim.
24-vjeçari në të kaluarën ka luajtur te skuadra suedeze Haken, ndërsa nga viti 105 është pjesë e skuadrës kroate Rijeka, derisa për përfaqësuesen e Maqedonisë ka shënuar 15 paraqitje. Kujtojmë, Rapid Vjena vitin e kaluar përfundoi në pozitën e pestë, duke mos arritur të sigurojë vend në garat evropiane. (B.K.)