Strumicë, 20 shkurt – Euroambasadori Samuel Zhbogar të hënën e ka vizituar Komunën e Strumicës në kuadër të projektit “BE-ja për ty” me theks në mbrojtjen e mjedisit jetësor. Së bashku me ushtruesin e detyrës kryetari i Strumicës, Kostadin Kostadinov, e kanë vizituar stacionin filtrues për trajtim të ujërave të zeza, një nga projektet më të mëdha të financuara nga BE-ja me më shumë se pesë milionë euro. “BE-ja dhe Strumica kanë bashkëpunim të suksesshëm afatgjatë. Sot dëgjova se mbrojtja e mjedisit jetësor është në fokusin e punës së komunës përmes gazifikimit promovimit të sistemeve fotovoltaike dhe një sërë burimeve tjera ripërtëritëse të energjisë. Me ndërtimin e stacionit të filtrimit do të pastrohet edhe lumi Strumica, ndërsa jam njoftuar se komuna kujdeset edhe për shtratin e lumit të një lumi tjetër dhe për ndërtimin e deponisë”, tha Zhbogar. Ai pret që realizimi i këtyre projekteve të jenë inkurajim për bashkëpunimin e mëtutjeshëm dhe realizimin e projekteve të reja. Kostadinov tha se momentalisht në Strumicë realizohen dy projekte të mëdha për mbrojtjen e ambientit jetësor. Në pyetjen e gazetarëve për mandatin e PSP, euroambasadori Zhbogar tha se qëndrimi i tyre është dikur deri më tani. “Mendoj se pozicioni ynë është i njëjtë sikur në fillim. Prokuroria Speciale Publike është formuar me një qëllim, ndërsa ajo është që të caktojë përgjegjësi ligjore, e cila del nga skandali i materialeve të përgjuara dhe për këtë PSP duhet t’u japë hapësirë dhe kohë që të finalizojnë”, tha Zhbogar.