Një vajzë, e cila u pa për herë të fundit duke hipur në një makinë misterioze jashtë shkollës së saj, 5 vite më parë, është gjetur shëndoshë e mirë. Rachel Natacha Owens u zhduk në moshën 15-vjeçare në vitin 2001. Kërkimet për të çuan në një operacion të gjerë ndërkombëtarë, si dhe një shpërblim prej 4 mijë paundësh për këdo që jepte informacion.
Tashmë policia zbuloi se ajo ishte zhdukur me dëshirën e saj dhe se bëri gjithçka të mundej për të mos u gjetur nga familja e saj. E reja nga Karolina e Veriut, sot 21-vjeç, i dha vetes një emër të ri, datëlindje të re dhe ndryshoi edhe ngjyrën e flokëve, përpara se të zbulohej nga FBI, 800 kilometra larg, në Columbus të Ohio. Ajo u shpall e zhdukur pasi një kamera sigurie kapi momentin, kur po hipte në një automjet në hyrje të shkollës. Sipas amerikanes StarNews, Owens ishte larguar edhe herë të tjera nga shtëpia, por për periudha të shkurtra. Kërkimet për të u shtrinë deri në Meksikë, megjithatë në 2014-ën agjentët e FBI u fokusuan në Ohio, pas raportimeve se mund të ndodhej në këtë vend