Qefser ABDYLI
Shkup, 21 shkurt – Punësimet në ndërmarrjet publike në vend në këtë periudhë të krizës politike, deri në formimin e Qeverisë, dhe në prag të planifikimit të zgjedhjeve të rregullta lokale, asesi të ndalet, shkruan gazeta KOHA. Planet për punësimin e 67 personave në ndërmarrjet publike në Manastir shkaktoi debat të ashpër politikë në Këshillin e Komunës. Nga opozita akuzuan se gjatë një viti zgjedhor, punësimet në ndërmarrjet publike nuk janë asgjë më shumë veçse kërkim të votuesve. Para një jave, kritika të ashpra në publik shkaktoi dhe shpallja e ndërmarrjes publike “Pyjet e Maqedonisë”, ku kërkoheshin 223 persona punësimit për një kohë të caktuar. Punësohen prerës, furnizues dhe profile tjera të punëtorëve. Drejtori Zharko Karaxhoski hodhi poshtë dyshimet se bëhet fjalë për punësime partiake në periudhën e funksionimit të një qeverie teknike. Sipas tij, tre vite radhazi angazhohen punëtorë sezonal të cilët gradualisht duhet ti zëvendësojë përmbaruesit e jashtëm. Kjo shpallje është vetëm një nga seria të cilat u publikuan disa javë më parë. Shpallje për punësime të reja publikuan dhe shoqata aksionare “Menaxhimi i Ujrave”, ndërmarrja publike për rrugë shtetërore, si dhe Agjencia për nxitjen e zhvillimit të bujqësisë. Sipas drejtuesve, këto punësime nuk kundërshtohen me ligj, por ajo që nuk duhet të anashkalohet është se kemi Qeveri teknike, e cila nuk përmbahet nga projekte të reja dhe vende pune. Praktika e vendosur, thonë ata, si afrohen zgjedhjet lokale, ashtu rritet dhe numri i shpalljeve për punësime në organet shtetërore. Ky lloj punësimi masiv, theksojnë, është një lloj indikatori për ryshfet zgjedhor, në qoftë se merret parasysh se administratës së ngarkuar nuk i duhet përforcim. Pjesëmarrja më e madhe është te punësimet jotipike apo punësimet e përkohshme, për arsye se ndalimi ligjor zbatohet për punësim me afat të pacaktuar. “Derisa të formohet Qeveria, nuk mund të publikohen shpallje për punësime të rregullta për një kohë të pacaktuar, përveç në situata kur bëhet fjalë për veprime urgjente, ku është e nevojshme institucioni të japë konfirmim se vërtetë punohet për një gjë të tillë nga ana e Komisionit shtetëror për kundër Korrupsionit:, vërtetoi dhe ministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Marta Arsovska Tomovska.
Sipas saj, shpallje publike për punësime të rregullta për një kohë të caktuar nuk ka që nga dita e shpalljes së zgjedhjeve, ndërsa në periudhën ndërmjet ka pasur angazhime vetëm të punëtorëve sezonal në NP “Pyjet e Maqedonisë” dhe “Rrugët e Maqedonisë”. “Shumë pak punësimi kishte në periudhën e vitit të kaluar, dërsa tani, në këtë periudhë, do të shohim si do të jetë me zgjedhjet”, potencoi Arsovska-Tomova. Raporti për punësime në vitin 2016 do të publikohet ditët në vijim. “Kemi obligim ligjor deri më 31 mars ta publikojmë raportin, por është në fazë të përpunimit. Do ti shohim të dhënat e sakta, ku, sa, përse… janë realizuar punësime”, theksoi Arsovska-Tomovska.
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.