Shkup, 6 shkurt – Zgjedhjet e reja do të ishin tronditje për sipërmarrësinë në Maqedoni. Në këtë rrjedhë do të vazhdon zvarritja por edhe regresi i zhvillimit ekonomik të planifikuar. Kështu është shprehur Fatmir Bytyqi, drejtor i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP) në intervistën javore të REL “Për fat të keq, kriza politike shkaktoi zvarritje të zhvillimit ekonomik, të cilën të gjithë po e shohim. Në si Odë Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, disa herë jemi shprehur se kriza politike do të ndikojë drejtpërdrejtë edhe në zhvillimin ekonomik. Vitin 2016 e përmbyllëm me shkallë të ulët të zhvillimit ekonomik, kurse nga ana tjetër ndërmarrjet vazhdojnë të kenë probleme me likuidimin, rrjedhën e punës, me shlyerje të borxheve ekzistuese, duke përfshirë këtu edhe institucionet shtetërore, por edhe ndërprerje dhe zvarritje të marrëveshjeve, kjo për arsye se nuk mund t’i zbatojnë për shkak të vështirësive në zbatim”, tha Fatmir Bytyqi, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore. Nga OEMVP-ja thonë se nga Qeveria e re presin transparencë, llogaridhënie dhe sundim të ligjit, sepse kjo, sipas tyre, për Republikën e Maqedonisë, do të jetë mundësia e vetme e daljes nga kriza politike. “Parimet kryesore që i kërkojmë nga Qeveria e ardhshme janë transparenca dhe llogaridhënia, kurse e dyta është sundimi i ligjit. Sundimi i ligjit sepse vlerësojmë se ajo do të sigurojë funksionalitet të të gjithë institucioneve, në nivele të ndryshme, do të mundësojë zbatim të drejtë dhe afirmativ të ligjeve, të cilat janë të domosdoshme për ndërmarrësinë. Nuk do të flas për atë se a të realizojnë atë të njëjtët persona, por vlerësojë se arritja sundimit adekuat të ligjit do të jetë mundësia e vetme e daljes së Maqedonisë nga kjo krizë politike”, tha ndër të tjerash Fatmir Bytyqi. Mundësinë e zgjedhjeve të reja në Maqedoninë, OEMPV-ja e konsideron goditje për ndërmarrësinë në Maqedoni, por edhe regres në zhvillimin ekonomik të planifikuar. “Nëse nuk formohet Qeveri e re, dhe nëse kemi zgjedhje të reja, konsiderojmë se kjo do të jetë një goditje e madhe për ndërmarrësinë në Maqedoni, madje edhe regres i zhvillimit ekonomik të planifikuar dhe për fat të keq, aspak nuk presim që politikanët ta kenë si skenarë të tyre, sepse nuk do të donin të aludojmë se ai do të ishte një skenar i errët për Maqedoninë si shtet dhe për ndërmarrësinë. Është e mundur të ketë shenja të një skenari të errët, dhe është e ditur se paraqet shkatërrim të sektorëve të caktuar ekonomik, që me shumë gjasa do të kërkon më shumë kohë që të rimëkëmben dhe të arrijnë funksionim normal”, tha ndër të tjerash Fatmir Bytyqi.