Shkup, 8 dhjetor – Maqedonia është në bllokadë: urrejtja e madhe mes palëve, demonstrata, bojkot parlamentar, korrupsion, krim dhe përgjim i paligjshëm i mijëra qytetarëve. Tani zgjedhjet duhet të sjellin shpëtim. “Ajo që ndodhi në Maqedoninë e vogël në 2.5 vitet e fundit ndoshta është unike edhe për Ballkanin”, vlerëson agjencia gjermane DPA, duke theksuar se “konservatori Nikola Gruevski, i cili për një kohë të gjatë ishte kryeministër, dhe kreu i opozitës i Social Demokratëve Zoran Zaev, i lidh mosdurimi i përbashkët, i cila arrin deri në sulme personale dhe procese gjyqësore”, analizon agjencia gjermane e lajmeve DPA. “BE dhe SHBA kanë dhënë të gjitha aftësitë e tyre diplomatike për t’i ulur në tryezën e bisedimeve të dy palët dhe dy palët e tjera në konflikt, partitë e pakicës shqiptare, që përfundimisht rezultoi me nënshkrimin e një marrëveshjeje kompromisi”, analizon DPA, duke dhënë përshkrim të shkurtë të ngjarjeve nga zgjedhjet e fundit parlamentare në vitin 2014 deri më sot. “Gruevski fitoi, opozita ankohej për falsifikat masiv zgjedhor dhe u përgjigj me bojkot të Parlamentit. Presioni ndaj Qeverisë u rrit me publikimin e të ashtuquajturat bomba. Këto janë protokollet nga përgjimet ilegale të bisedave telefonike nga ana e shërbimeve sekrete. Në ndërkohë, Prokuroria Speciale e formuar konfirmoi se politikanët, sipërmarrësit, gjykatësit dhe gazetarët janë përgjuar në mënyrë të paligjshme me vite… Por, prokuroria e re (PSP) sistematikisht pengohet nga gjykatat, të cilat janë të afërta me Gruevskin. Ai deri sot hedh poshtë çdo faj dhe flet për intrigat e shërbimit të jashtëm. Prokuroria pretendon se bëhët fjalë për shërbimi e tij sekret. Në krye të saj qëndrontë Sasho Mijalkov, i afërm i Gruevskit”. DPA thekson se gjendja në vend është intensifikuar edhe më shumë me demonstrata dhe kundër-demonstrata e dhjetëra mijëra qytetarë dhe se afati për zgjedhjet e parakohshme ishte vonuar dy herë. “Në fushatë dy kampet armiqësore stabilizuan votimin me vendim të paracaktuar për vend ballkanik. Por, ekspertët vendas janë skeptikë në aspektin se zgjedhjet do të sjellin zhbllokim politik. Ata parashohin se ana e mposhtur nuk do të pajtohet dhe se konflikti do të fillojë përsëri”, analizon agjencia gjermane DPA.