Shkup, 12 dhjetor – Me përjashtim të disa parregullsive, siç janë mos-figurimi në listat zgjedhore nga njëra anë dhe akuzat për blerje të votash të cilat paraprakisht duhet të vërtetohen, procesi zgjedhor i mbajtur me 11 dhjetor, sipas drejtuesve të OSBE/ODIHR, është zhvilluar i qetë dhe pa probleme të mëdha, shkruan gazeta KOHA. Ky proces zgjedhor, për dallim nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura në vitin 2014, kanë qenë më demokratik. Duke e potencuar daljen prej 66 për qind në votime, Bateli theksoi se partitë politikë në Maqedoni, duhet t’i përmbushin premtimet e dhënë popullatës. “Regjistrimi i votuesve dhe reformat në media, edhe më tej duhet të përmirësohen. Institucionet shtetërore në krye me Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, duhet t’i procedojnë ankesat e ngritura nga partitë politike dhe vetë qytetarët, me çka duhet të vërtetohen pretendimet për shkelje të procesit zgjedhor. Në këto zgjedhje u konstatua se shërbimet pranë KSHZ-së që i pranojnë ankesat kanë qenë efikas dhe urojmë që kjo të vazhdojë edhe më tutje”, tha Bateli. Drejtuesja e Misioni të OSBE – ODIHR-it në për këta zgjedhje, Tana De Zelueta, tha se anëtarët e saj gjatë ditës së diel kanë realizuar mbikëqyrjen e procesit zgjedhor në 1337 vend votime, në pjesë të ndryshme të njësive zgjedhore. Gjatë prezantimit të vërejtjeve lidhur me këtë proces zgjedhor, edhe zonja De Zelueta, potencoi se vëzhguesit e tyre kanë konstatuar se një numër i konsiderueshëm i votuesve janë ankuar se nuk janë gjetur në listat e votimeve, përkundër faktit se ata paraprakisht kanë figuruar në listat e publikuar në adresën elektronike të KZHS-së. “Ne gjithashtu i kemi mbikëqyrë votimet që u realizuan një ditë para 11 dhjetori, të cilët në masë të madhe kishin të bëjnë me institucione ndëshkuese përmirësuese. Në vazhdën e këtyre aktiviteteve kemi konstatuar se prej 88 vendvotime që i kemi vëzhguar, në tre prej tyre janë regjistruar parregullsi, respektivisht vetë të burgosurve nuk u është lejuar e drejta e votës, me arsyetim se dokumentet personale nuk i përmbushin kushte për votim. Deri më sot jemi njoftuar se në KSHZ-ë janë dorëzuar 335 ankesa, të cilët presim që gjatë tetë ditëve të ardhshëm, sa edhe do të qëndrojmë këtu, të procedohen dhe të konstatohet pretendimet dhe akuzat për blerje votash, presion ndaj administratorëve dhe lloje tjera të ngjashme të parregullsive zgjedhore”, tha De Zelueta. Përfaqësuesit tjerë të Bashkimit thanë se mediat në Maqedoni, duhet të merren me lajme dhe jo me propagandë. Sidoqoftë, ata theksuar se gjatë këtyre zgjedhjeve servisi publik i ka përmbushur kushtet e parashikuar dhe ka raportuar në mënyrë të balancuar për të gjitha fushatat e partive politike. Në ndërkohë, ata thanë se përkundër faktit se valët e radiodifuzionit janë pronë publike dhe i shfrytëzojnë shumë media private, një raportim i balancuar nuk është konstatuar te ky lloj i mediave, të cilëve u apeluan që t’i përmbushin reformat në sektorin e mediave.
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.