Këtë e tregon edhe fakti që është zbuluar se si mund të hyhet në profilin e miqve në FB. Facebook kontrollon çdo gjë që ne bëjmë online apo offline, kjo tashmë dihet. Por zhvilluesi i FB, Soren Louv-Jansen ka gjetur një problem në sistemin e sigurisë së FB. Problem, që i ka mundësuar të hyjnë në gjithë profilet e miqve të tij. Ai ka publikuar sekretin në “medium.com”. Duhet një nivel i mirë njohurish për të hyrë, por kush merr vesh nga informatika mund ta bëjë kollaj. Në zyrat e Facebook ndërkohë po punohet për zgjidhjen e këtij problemi pasi dhunon privatësinë e klientëve.