Zbulohet qyteti i humbur 2500 vjeçar 5 orë larg Athinës (FOTO)

Arkeologët kanë zbuluar një qytet të humbur 2500 vjeçar në Greqi. Hulumtuesit nga Universiteti i Gothenburg dhe Universiteti i Bournemouth kanë filluar që të eksplorojnë rrënojat në një fshat të quajtur Vlochos, rreth 300 kilometra në veri të Athinës. Edhe pse disa nga rrënojat ishin të zbuluara edhe më parë, ato u lanë si një pjesë e parëndësishme në një kodër, ka thënë udhëheqësi i ekipit, Robin Ronnlund, në një deklaratë, shkruan “The Independent”.

“Një koleg dhe unë kemi marrë një projekt vitin e kaluar dhe ndërkohë kemi mësuar një potencial të madh në lidhje me këtë kodër”, shtoi ai. “Faktin që askush nuk e ka eksploruar këtë kodër më parë ishte një mister”. Ekipi, i cili po ashtu përfshin hulumtuesit nga anëtarët e Antikitetit të Karditsas, gjetën rrënojat e kullave, mureve dhe portave të qytetit në shpatet e kodrës. Ata shpresojnë të shmangin gërmimet dhe të përdorin metoda të tilla si GPR (Ground Penetrating Radar), një metodë gjeofizike e cila përdor pulset e radarit për të krijuar imazhet e nëntokës.

Përmes kësaj metode, hulumtuesit kanë mundësi që në këtë vend të zbuluar ta eksplorojnë dhe ta lënë ashtu siç e kanë gjetur, pa e dëmtuar fare. Gjatë dy javëve të para të punës në terren në shtator, ata kanë zbuluar një qeramikë antike dhe monedha të cilat datojnë rreth vitit 500 para erës sonë. Ronnlund ka thënë se qyteti duket se ka lulëzuar gjatë shekullit të katërt dhe të tretë para erës sonë para se të braktiset – ndoshta për shkak të pushtimit romak të zonës. Projekti i dytë për këtë vend planifikohet për muajin gusht të vitit të ardhshëm.

“Shumë pak dihet për qytetet e lashta në këtë rajon, dhe shumë hulumtues më parë kanë besuar se Selaniku perëndimorë ishte disi si një moçal gjatë Antikitetit”, ka thënë Ronnlund. “Projekti ynë, pra, mbush një boshllëk të rëndësishëm në njohuritë në lidhje me zonën dhe tregon se shumë rrënojat duhet të zbulohen në tokën greke”, përfundoi ai.