Pylli “Sherwood” njihet më së miri për legjendën e Robin Hudit – plaçkitësit që grabiste të pasurit për t’iu dhënë të varfërve. Tani një gjahtar thesaresh ka gjetur pasurinë e tij në pyjet e Nottinghamshire. Një unazë mesjetare është zbuluar në baltë dhe mendohet se daton që nga shekulli i 14-të dhe mund të jetë e vlefshme deri në 80.000 euro. Unaza u zbulua nga Mark Thompson në pyjet e famshme të Nottinghamshire, përderisa eci për 20 minuta derisa pajisja e tij për detektimin e metaleve e kapi atë.