Shkup, 23 prill – Në shëndetin publik shpeshherë mungojnë infermiere. I fundit është shembulli në spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 shtatori” në Shkup, ku për shkak të mungesës së instrumenteve teknike dhe infermiereve, përkohësisht janë mbyllur disa departamente dhe salla të operimit, shkruan gazeta KOHA. Ky staf profesional ngadalë, por sigurt po humbet, ndërsa një nga arsyet kryesore është punësimi në vende më ta paguara jashtë vendit apo në spitale private në vend. Vlerësohet se së paku 400 infermiere kanë ndërruar uniformën nga shëndeti publik dhe kanë veshur ose uniformën e ndonjë spitali privat në Maqedoni, apo i janë bashkangjitur kolegëve në Kroaci, Gjermani apo Austri, disa dhe në SHBA dhe Australi… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)