Për sezonin e ardhshëm Interi planifikon të investojë 300 milionë euro në blerjen e lojtarëve, mirëpo pronarët kinezë planifikojnë që projektin e ri t’a nisin me një tjetër drejtues. I pari në listën e transferimeve nuk është një lojtar, por drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, shkruan Cittaceleste.it. “Por shqiptari është shumë i lidhur me Lazion, e sidomos me presidentin Lotito. Tares, që mbështetet më së shumti nga Zanetti, i skadon kontrata në vitin 2018”, trasnmeton gazetametro.net. Ndërsa edhe drejtorit aktual të FC Inter, Pier Ausilio i përfundon kontrata në të njëjtën kohë. Por, Zhang junior, dëshiron që ky operacion të kryhet para kohe dhe të ftojë shqiptarin në Milano për t’ia ilustruar projektin e ri të klubit zi ‘neroazzur’. Për të marrë përgjigjen ne tij, me gjasë duhet pritur qershorin, përfund shkrimi i Cittaceleste.