Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, i shoqëruar nga zëvendëskryetarja Radmilla Shekerinska dhe sekretari i përgjithshëm Oliver Spasovski u takua sot me ambasadorin e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë, Xhes Bejli. Siç i formuan nga LSDM-ja, bashkarisht është konstatuar se proceset demokratike është e domosdoshme të vazhdojnë me formim të Qeverisë së e reformuese, që do të sigurojë stabilitet në shtet dhe perspektivat e Maqedonisë ndaj NATO-s dhe BE-së, ndërsa me të edhe cilësia e jetesës për të gjithë qytetarët.
“Shumica parlamentare pas zgjedhjes së kryetarit të ri kuvendor i ka ndërmarrë hapat e ardhshëm konform Rregullores, Kushtetutës dhe ligjeve në procesin për formimin e qeverisë së re reformuese. Presim që Gjorge Ivanov të veprojë konform detyrimeve kushtetuese dhe ta japë mandatin”, theksoi Zaev. Ai shtoi se LSDM-ja është e përkushtuar që t’i realizojë të gjitha detyrimet e ndërmarra ndaj qytetarëve për stabilitet ekonomik dhe zhvillim të Maqedonisë.
Në takim është dënuar dhuna në Parlament dhe është konstatuar se të gjitha subjektet politike duhet të jenë në nivel të përgjegjësisë dhe të mundësojnë transfer të qetë të pushtetit dhe mbrojtjes së interesave qytetare dhe shtetërore.