Prioritetet e Qeverisë së re dhe hapja e perspektivave të Republikës së Maqedonisë ndaj Bashkimit Evropian dhe NATO-s, kanë qenë në fokus të bisedimeve të takimit të sotëm të kryeministrit, Zoran Zaev me ambasadorin francez në Maqedoni, Kristian Timonie. “Jemi të gatshëm për zbatim të shpejtë, cilësor dhe efikas të reformave kyçe të cilat do të sigurojnë jetë cilësore për të gjithë qytetarët, ndërsa do t’i sigurojnë edhe integrimet euro-atlantike të Maqedonisë, ka thënë kryeministri Zaev”, kumtoi shërbimi qeveritar për informim. Kryetari i Qeverisë ka shprehur pritje se përkushtimi i Qeverisë ndaj reformave do të jetë inkurajim për të gjithë qytetarët, për sektorin e biznesit në Maqedoni, që investitorët e huaj të investojnë në Maqedoni me kapacitetet dhe njohuritë e tyre, me çka do të kontribuojnë drejt zhvillimit të ekonomisë në vend. Në takim, qëndron në kumtesë, u përshëndet qëndrimi i kryeministrit ndaj politikave inkluzive dhe transparencës, si vlera evropiane demokratike. “Përcaktime strategjike të Republikës së Maqedonisë janë Bashkimi Evropian dhe NATO dhe unë si kryeministër i Qeverisë së re jemi të gatshëm të punojmë me përkushtim dhe në bazë të agjendës evropiane e cila do ta hap rrugën për zhvillimin e Republikës së Maqedonisë”, ke theksuar Zaev. Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë në takimin me ambasadorin francez Timonie ka paralajmëruar edhe zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinje me qëllim të nxitjes së politikave të ndërtimit të besimit dhe urave dhe me atë hapjen e perspektivave për qytetarët dhe shtetet e gjithë rajonit.