Shkup, 26 shkurt – Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev pritet që nesërti dëshmojë presidentit Gjorge Ivanov 67 nënshkrimet e deputetëve nga partia e tij dhe nga tre partitë shqiptare – BDI, BESA dhe ASH në mënyrë që ky i fundit t’ia japë mandatin e dytë për ta formuar Qeverinë e re. Pas vendimit të ditës së premte të Kryesisë së BDI-së që ti dorëzojë dhjetë nënshkrimet e saj deri tek LSDM, të njëjtën gjë e ka bërë të shtunën e dhe Lëvizja BESA, ndërsa Aleanca për shqiptarët këtë e ka bërë të dielën pas mbledhje së Kuvendit qendror të kësaj partie. “Konform vendimit të mëhershëm të Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA, gjatë ditës se djeshme i kemi dorëzuar nënshkrimet tona”, konfirmoi për KOHA, Orhan Murtezani, zëdhënës i Lëvizjes BESA. Pas marrjes së nënshkrimeve nga Zaevi, sytë e opinionit janë kthyer nga presidenti Ivanov nëse… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)