Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot në selinë e partisë e prezantoi programin e, siç tha, qeverisë së re. Programi, potencoi Zaev, përmban zgjidhje të cilat duhet të mundësojnë jetë më të mirë për të gjithë qytetarët, të sigurojnë zhvillimin e ekonomisë, së shtetit juridik, institucione efikase, integrim më të shpejtë të Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO. Zaev theksoi se asnjë zgjidhje në Programin, i cili, tha është sublim i programit të LSDM-së, por edhe i partive me të cilat është siguruar shumica, nuk e vë në pikëpyetje unifikimin dhe sovranitetin e Republikës së Maqedonisë.
Kryetari i LSDM-së potencoi se qeveria e re do të jetë reformuese për plotësimin e interesave strategjike të Republikës së Maqedonisë. Paralajmëroi kontroll të rritur në buxhet dhe të shpenzimit të parave të buxhetit, sistem të pavarur dhe efikas gjyqësor, qasje të barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët, formimin e sektorit special në Gjykatën Themelore Shkup 1 për lëndët e PPS-së, kontrollin e ndjekjes së komunikimeve për hetimet penale dhe për çështje të sigurisë, atmosferë në të cilët do të zhvillohen mediat e lira. Paralajmëroi edhe zbardhjen e ngjarjeve të Kumanovës, ndërsa për atë, tha, do të kërkojnë edhe mbështetje ndërkombëtare për hetimin.
Do të sjellim, shtoi edhe ligj për avancimin e gjuhëve, i cili do të mundësojë të gjithë qytetarët të funksionojnë më lehtë në komunikimin me institucionet shtetërore dhe kjo të jetë në kuadër të Kushtetutës. Besojmë fuqimisht, potencoi ai, në konceptin e një shoqërie për të gjithë. “Maqedonia do të ndërtohet si shtet qytetar. Qytetarëve shqiptarë do t’u mundësojmë të komunikojnë me institucionet në gjuhën e tyre. Të gjithë qytetarët më lehtë dhe në mënyrë më efikase t’i realizojnë të drejtat e tyre kushtetuese”, tha Zaev.
Paralajmëroi se pret Ivanov t’ia ndajë mandatin për formimin e qeverisë së re. “Nuk dëshirojmë të vendosim praktika të reja në Maqedoni. Prandaj jemi kaq këmbëngulës edhe para qytetarëve edhe para zotit Ivanov. Dëshiroj ta bind zotin Ivanov se nuk ka më platforma dhe plane, ka vetëm program për qeveri të ardhshme të Republikës së Maqedonisë.