Chelsea ka mbërritur në Singapore këtë të diele që shkoi për të vazhduar turin përgatitor për sezonin e ri. Skuadra e drejtuar nga Conte në ndeshjen e fundit kanë shkatërruar Arsenalin me rezultat 3 me 0. Kampioni i Anglisë ndeshjen e radhës do ta zhvillojë të martën mbrëma kundër Bayern Munich, ndeshje kjo në të cilën pritet të debutojë sulmuesi spanjoll Alvaro Morata, transmeton Periskopi. Lojtarët e klubit londinez janë parë duke u freskuar në pishinë e hotelit në të cilin janë duke qëndruar. Aty shihen lojtarët si Gary Cahill, David Luiz, Victo Moses, Andreas Christensen dhe William. Chelsea do të vazhdojë turin përgatitor pa mesfushorin spanjoll, Pedro, i cili ka lënduar hundën në ndeshjen kundër Arsenalit. Ai është rikthyer në Londër për të vazhduar shërimin.