Lojtari shqiptar i Kombëtares Zvicerane,Xherdan Shaqiri u ka ardhur në ndihmë disa fëmijëve në një spital të Zyrihut. Lojtari edhe më parë ka bërë disa vepra bamirësie në Kosovë apo Zvicër. Spitali i cili ndodhet në qytetin e Zyrihut ka marrë një donacion prej pesëmijë frangash zvicerane nga ana e futbollistit. Vetë i pranishëm në takim lojtari është shprehur shumë i lumtur që ka kontribuar sadopak për këta fëmijë. “Ishte një nder i madh për mua të dhuroja këtë donacion”, është shprehur Shaqiri.