Arsenali është kualifikuar në finale të FA Cup, pasi eliminoi Manchester Cityn, duke e mposhtur 2:1 pas 120 minutave lojë. Kjo natyrisht se ka gëzuar edhe mesfushorin shqiptar, Granit Xhaka, i cili duket se mezi e pret përballjen me Chelsean në finale.
“Së bashku ia dolën dhe arritëm në finale të FA Cup. Dua t’i falënderoj gjithë tifozët për atmosferën e krijuar dhe mbështetjen. Wembley, ne po vijmë”, ka shkruar Xhaka.