Granit Xhaka, ylli i Arsenalit, e ka pasur një takim me trajnerin francez, Arsen Wenger, pas akuzave se ka fyer në baza racore një punonjës në Aeroportin Heathrow. Strategu francez ka bërë të ditur se ylli kosovar i ka mohuar këto akuza dhe se ndihet krejtësisht i pafajshëm. “Xhaka e ka mohuar incidentin në Heathrow. Kam folur me Granitin në lidhje këtë dhe ai e ka mohuar incidentin”, ka deklaruar Wenger në konferencën për media, përcjell Express Wenger ka folur edhe për kartonin e kuq që Granit Xhaka e mori në ndeshje e fundjavës ndaj Burnleyt.
“Unë nuk mendoj se ai donte të lëndonte dikë. Kemi humbur Granitin për katër ndeshje tani në një moment të rëndësishëm të sezonit”, ka deklaruar Wenger, i cili ka lavdëruar Granitin për sjellje të mira. “Unë mund të flas vetëm për atë që unë kam parë te Graniti që nga fillimi, ai ka një qëndrim fantastik në baza ditore, sepse ndonjëherë ju nuk e dini se si lojtarët sillen”, ka theksuar ai. “Por, ai ka qenë absolutisht i mrekullueshëm me përkushtim e fokus, ne kurrë nuk kemi pasur diçka të keqe me të”, ka theksuar ai.