Një ambasador rus është qëlluar për vdekje në Yemen, sipas medieve saudite. Diplomati rus raportohet se është vrarë në kryeqytetin Sanaa, shkruan britanikja Express. Ambasadori rus dyshohet se është vrarë pasi persona të armatosur mësynë në ambasadën ruse në Yemen, por megjithatë informacioni nuk është konfirmuar ende. Ky është ambasadori i dytë rus i vrarë, pas atij në Turqi dhe diplomati i tretë pas atij në Athinë.