Një kriminel i cili vrau më shumë se 40 pacientë në spitale në Shtetet e Bashkuara vdiq pas një sulmi në qelinë e tij në Ohajo, sipas zyrtarëve lokalë. Zëdhënësja e burgut ka thënë se Donald Harvey 64-vjeç, vdiq dy ditë pasi u gjet nga rojet e burgut i rrahur në qelinë e tij. Harvey kishte pseudonimin “Engjëlli i vdekjes”, pasi më 1987, kishte pranuar se kishte kryer 40 vrasje, duke pretenduar se ai donte t’i jepte fund vuajtjeve të pacientëve. Ai kishte arritur marrëveshje që të shmangte dënimin me vdekje dhe u dënua me burg të përjetshëm. Harvey më vonë pranoi se kishte vrarë 18 pacientë më shumë, shkruan cbsnews.com.