Koreja Veriore ka lansuar një lojë në të cilën tregohet se si është të luftosh kundër ushtarëve amerikane. Megjithatë, detajet rreth lojës nuk janë bërë të ditura, por disa pamje të publikuara nga loja, tregojnë se si të rinjtë inkurajohen të vrasin armiqtë e tyre. Lansimi i një loje të tillë vjen në mesin e tensioneve të mëdha mes SHBA-ve dhe Phenianit. Koreja Veriore ka kërcënuar se do të sulmojë ishullin Guam në SHBA, ndërsa Donald Trump ka theksuar se do t’i përgjigjet me ‘zjarr dhe tërbim’ nëse ndodh një gjë e tillë.