Oficerët e policisë në fushatën për të luftuar trafikimin e narkotikëve lejohen të vrasin “idiotët të cilët kundërshtojnë arrestimin”. Kështu deklaroi Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte. “Detyra juaj zyrtare është që të thyeni rezistencën dikujt që po e arrestoni. Nëse ai kundërshton ose nëse tregon shenja të dhunës – keni të drejtë të vrisni idiotët. Kjo është porosia ime”, tha Duterte. Më parë, në fjalimin e tij vjetor Duterte, tha se nuk e kishte ndërmend të largohej nga lufta kundër trafikantëve të drogës, pavarësisht kritikave të organizatave ndërkombëtare.