Në Kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor të mbajtur sot nga Federata e Mundjes së Maqedonisë, me aklamacion, ose me 13 vota për të 13 delegatëve pjesëmarrës nga 19 klube, për kryetar të ri të Federatës së Mundjes të Maqedonisë u emërua Betim Vrenezi. “Kryetarit në largim nga klubi ynë i dëshirojmë shumë suksese, mbarësi dhe shpresojmë që me ndihmën e tij dhe dashamirëve të shumtë, mundja e Maqedonisë të kthehet në rrugët e vjetra dhe të arrijë rezultatet kulmore si të kaluarën”, thuhet në urimin e KM “Liria”, ku Vrenezi ishte kryetar.