Nëse keni ëndërruar ta vozisni Microbusin legjendar të Volkswagenit të viteve të 60-ta, kompania ka menduar që ta rikthejnë treg modelin ikonik, kësaj radhe të modernizuar, transmeton gazetametro.net Gjiganti gjerman e prezantoi konceptin ID Buzz në Detroit Auto Show të hënën. Ky model është i pajisur me motor elektrik dhe mund të bartë tetë persona në ‘bord’. Gjithashtu, në të është instaluar edhe mundësia për vozitje autonome ID Pilot. Microbus ishte model shumë i popullarizuar rreth gjashtë dekada më parë, sidomos nga të rinjtë.