Jezusi mund të jetë shpëtimtar, por ai është një alibi e tmerrshme. Një person në Florida, akuzohet se vodhi 7 miliardë dollarë përmes transferimeve bankare, ndërsa para gjykatës tha se ai i vodhi paratë për shkak se “Jezusi dëshironte që ai të ishte i pasur”. Autoritetet arrestuan John Michael Haskew, në Lakeland, në mes të dhjetorit, pasi dyshohet se kreu transferat gjatë datave 9 dhe 10 dhjetor 2016 dhe ankesa penale e përshkroi aktin e tij ‘si krimin më të madh të kryer në sistemin financiar’. Prokurorët thanë se i akuzuari ishte i papunë dhe me të hollat e vjedhura ka pasuar një borxh për qeverinë. Skema e tij e dyshuar ishte që të sigurojë një numër kurs bankë që nuk ishte e tij, shkruan NBC Miami, ndërsa thuhet se ai përdori një llogari bankare për të kryer më shumë se 70 transferime me vlerë të 7 miliardë dollarëve. Sipas hetuesve i dyshuari ka raportuar se vjedhjen e ka bërë me arsyen se “Jezusi ka kërkuar që ai të jetë i pasur”. Gjykata të mërkurën e ka shpallur fajtor Haskew për deklaratat e rrejshme me pesë vite burg dhe me gjobë prej 250 mijë dollarësh.