Shkup, 9 maj – Zharko Kuzmanovski, Nenad Serafimovski, Sasho Samojllovski, Boban Ivanoviq, Goran Ilievski, Isamedin Osmani, Ljubisha Arangjelloviq dhe Goran Stojmenoviq, çdoherë do të mbeten të shkruar në mesin e heronjve të cilët luftuan dhe e krijuan Republikën e Maqedonisë, thonë nga VMRO-DPMNE, ndërsa të gjithë ne do të jemi përherë të detyruar ndaj trimërisë dhe sakrificës së tyre. Nga partia konsiderojnë se për dallim nga Zoran Zaev dhe Oliver Spasovski çdoherë do të mbeten në anën tjetër, siç thonë, në mesin e atyre të cilët ia kthyen kurrizin popullit të vet. Sipas VMRO-DPMNE-së, “Zoran Zaev ka pranuar realizimin e Platformës së Tiranës dhe me të, siç thanë, ka pranuar të gjejë mënyrë për t’i liruar terroristët të cilët i vranë pjesëtarët e policisë të cilët e mbrojtën Maqedoninë”.