VMRO-DPMNE sot përmes kumtesës vlerëson se SOROS në Maqedoni deri më tani u ka ndarë qinddra milionë euro organizatave përmes të cilave paguhen njerëz të cilët nxisin dhunë. Në kumtesë ceket se LSDM është parti e cila përpunon skenarë të SOROS-it në Maqedoni. “Tani jemi dëshmitarë të tentimit që 9,5 milionë euro të tjera të ndahen nga arka e SOROS/LSDM në Maqedoni. Çdo tentim që këto mjete të përdoren për rrënimin e sistemit tonë juridik dhe kushtetues do të hasë në përgjigje adekuate”, thekson VMRO-DPMNE në kumtesë. Prej atje theksojnë se përfaqësues, të, siç thonë, LSDM/SOROS, në protestat e kohëmëparshme në Shkup kanë lënduar rreth 50 policë dhe kanë shkaktuar dëme prej miliona eurove.