VMRO-DPMNE-ja në reagim me shkrim të akuzave të sotme të LSDM-së për huazimin, thekson se Maqedonia është një nga vendet më së paku të huazuara në Evropë. “Maqedonia edhe krahas dëshirave të LSDM-së që të ndodh skenar grek është vend, i cili me vite përshëndetet nga ana e institucioneve relevante ndërkombëtare për menaxhim të suksesshëm të borxhit publik dhe shtetëror. MAqedonia sot është një nga vendet më së paku të huazuara në Evropë edhe krahas krizës debitore ekonomike evropiane dhe botërore, që është rezultat i politikave të suksesshme ekonomike të cilat VMRO-DPMNE-ja i ndërmerr”, thuhet në kumtesë. Nga VMRO-DPMNE-ja potencojnë se akuzat e LSDM-së janë në kundërshtim me të dhënat të cilat i publikon Ministria e Financave për të dalat dhe të ardhurat në Buxhet, si dhe për borxhet.