VMRO: LSDM jep premtime të rrejshme ekonomike

VMRO-DPMNE përmes kumtesës reagoi ndaj premtimeve të sotme të LSDM-së se rroga reale mesatare do të jetë 30.000 denarë dhe se politikat përgjegjëse ekonomike do të mundësojnë rritje ekonomike në Maqedoni. Në reagim, VMRO-DPMNE vlerëson se premtimet e LSDM-së janë të rrejshme dhe thekson se edhe në vitin 2002 premtonin punësime për një anëtar të secilës familje dhe mbështetje për ndërmarrjet, por, përkundër kësaj, e rritën papunësinë në 39 për qind dhe mbyllën qindra fabrika. “Prandaj qytetarët nuk i besojnë LSDM-së dhe prandaj nuk i dhanë mbështetje në zgjedhje, sepse politikat katastrofale të LSDM-së nuk dëshirojnë t’i ndjejnë sërish në lëkurën e vet”, ceket në reagim.