VMRO-DPMNE-ja sot përmes kumtesës e akuzoi LSDM-në se, siç thuhet, duke shpejtuar që ta realizojë platformën e Tiranës ashpër e kanë shkelur Kushtetutën, ligjin dhe Rregulloren për punë të Kuvendit dhe kërkoi përgjegjësi juridike dhe politike për situatën në të cilën e kanë sjellë Kuvendin dhe shkatërrim të demokracisë në Republikën e Maqedonisë.
“LSDM-ja në mënyrë të planifikuar dhe të dhunshme siç paralajmëruan edhe penat e tyre gazetareske dhe ekspertët realizoi performancë të cilën e quajnë zgjedhje të Kryetarit të Kuvendit dhe me këtë me paramendim veten dhe deputetët e tyre dhe të punësuarit në Kuvend i vunë në rrezik dhe goditje të revoltës popullore, që me ditë të tëra e nxitën dhe padyshim se sollën deri në gjendje të eskalimit”, thuhet në kumtesën nga VMRO-DPMNE-ja.
Sipas partisë, LSDM-ja u ka borxh tu kërkojë falje qytetarëve revoltën e të cilëve në mënyrë të planifikuar e kanë shkaktuar, duke e krahasuar performancën e tyre, për zgjedhje të Kryetarit të Kuvendit, në një orë në të cilën dinë se ka mijëra qytetarë para Kuvendit durimin e të cilëve me ditë e kanë testuar dhe në mënyrë të planifikuar i kanë provokuar.
Njëherit, siç thuhet, LSDM-ja, duhet të kuptojë se populli nuk pajtohet me qëllimin e tyre për tregtim me interesat më të larta shtetërore dhe kombëtare dhe këtë ta respektojë.