VMRO formon 10 grupe parlamentare

Shkup, 6 korrik – VMRO-DPMNE do të formojë 10 grupe parlamentare në Parlament, 9 prej të cilave do të kenë nga 5 deputetë, kurse njëri do të jetë i përbërë nga 6 deputetë. Siç ka brifuar deputeti Ilija Dimovski, kjo bëhet me qëllim që të shfrytëzohen mundësitë e rregullores, respektivisht që te mund më tepër të diskutohet sepse koordinatorëve të grupeve parlamentare u lejohet 15 minuta dhe për vërejtje procedurale 3 minuta. Kjo nuk është hera e parë një koalicion të ketë më shumë grupe parlamentare, pasi në2 vitin 2006 koalicioni i udhëhequr nga LSDM kishte 3 grupe, por risi kësaj radhe është që një parti të ketë më shumë grupe parlamentare në Parlament.