VMRO-DPMNE-ja sot në konferencën për shtyp akuzoi se kryetari i komunës Qendër Andrej Zhernovski është bindshëm kryetari më i dobët, edhe pse ka buxhet më të madh. Irena Popova nga VMRO-DPMNE-ja tha se Zhernovski i ka harruar dhe nuk i ka realizuar projektet dhe premtimet e tij të cilat i ka dhënë në vitin 2013, ndërsa janë përmbajtur në programin e tij parazgjedhor. “Zhernovski është kryetari i vetëm komunal i cili nuk ka punuar asgjë në mandatin e tij, i cili do të mbahet mend si kryetar komune i cili për rregullimin e dy rrugëve ka shpenzuar 1,2 milionë euro rekorde, para të qytetarëve të Komunës Qendër”, tha Popova.