VMRO-DPMNE nëpërmjet kumtesës njofton se nuk do të merr pjesë në koordinimin e paralajmëruar në Kuvend, e cila do të mbahet sot.
“Talat Xhaferi nuk është zgjedhur për kryetar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në procedurë ligjore dhe grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së nuk sheh arsye se pse t’i përgjigjet ftesës së deputetit Talat Xhaferi në cilësinë e kryetarit. Me tentim që të zgjedhin Talat Xhaferin për kryetar, LSD ka shkelur edhe Kushtetutën edhe ligjet dhe Rregulloren e punës së Kuvendit”, thonë nga VMRO-DPMNE.