Shkup, 31 janar 2017 – VMRO-DPMNE sot përmes një kumtese kërkon sqarim nga Ambasada e SHBA-së në Shkup nëse pozicioni i tyre për vazhdimin e bisedimeve për formimin e qeverisë së re, një ditë pasi partia u prononcua se situata në Maqedoni është e gatshme për zgjedhje, do të thotë se SHBA sugjerojnë dhe kërkojnë nga Republika e Maqedonisë dhe nga partitë në Parlament të mos ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe nëse kjo është qëndrimi zyrtar i administratës së re të SHBA-së. Këtë çështje, siç qëndron, VMRO-DPMNE e shtron publikisht sepse qëndrimi i Ambasadës ishte paraqitur publikisht dhe krijoi konfuzion gjatë interpretimit të tij në opinion, dhe konsiderojnë nga partia, do të ishte mirë dhe qartësimi të jetë publik. “VMRO-DPMNE si parti nën udhëheqjen e së cilës Maqedonia nënshkroi Deklaratë për partneritet strategjik me SHBA-në në vitin 2008 mbetet në pozicionet se të dy vendet duhet ta vazhdojnë bashkëpunimin në frymën e asaj Deklarate”, theksohet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.