VMRO-DPMNE vlerëson se të gjitha proceset të cilat i udhëheq PPS janë pamfletë politike dhe përndjekje politike, ndërsa gjykata, siç deklaroi sot Orce Gjorgjievski, nuk arriti t’u rezistojë presioneve të funksionarëve qeveritarë dhe mediave të afërta në Soros dhe LSDM. Gjorgjievski e akuzoi gjykatën edhe për, siç tha, standarde të dyfishta.
“Gjykata, për fat të keq, si rezultat i presionit nuk i mori parasysh argumentet juridike, por u bë pjesë e lojës të cilën ia diktojnë LSDM-ja, PPS, Zoran Zaev dhe Katica Janeva. Vendimet e gjykatës janë politikë e cila i ndihmon Zaevit të bëjë përndjekje politike të funksionarëve të VMRO-DPMNE-së dhe njëherësh ta defokusojë opinionin e politikave të gabuara dhe antishtetërore të cilat i udhëheq, ndërsa të cilat janë dëm i drejtpërdrejt i interesave nacionale dhe shtetërore”, theksoi Gjorgjievski.