VMRO-DPMNE në kumtesën e sotme vlerëson se Qeveria në vend se të punojë në masat për përmirësimin e jetës së qytetarëve, krijon skenarë kundër udhëheqësisë së partisë. “I gjithë opinioni i Maqedonisë është dëshmitar se PPS është vegël e tyre dhe po përpiqet nën presion ta detyrojë gjykatën të vendos në mënyrë politike, kundër VMRO-DPMNE-së dhe udhëheqësisë së partisë. Për kush e di të satën herë, PPS dëshmon se është duke punuar nën diktimin e udhëheqësisë së LSDM-së. Qëllimi i PPS-së është i qartë. Në mënyrë tendicioze, politikisht të nxihet partia dhe udhëheqësia e saj. Prandaj PPS kërkon masa vetëm kundër anëtarëve të VMRO-DPMNE-së. Prandaj janë duke u marrë dokumentet e udhëtimit vetëm mbi baza partiake pa kurrfarë argumentesh”, thuhet në kumtesë. VMRO-DPMNE kërkon gjykata t’i hedh poshtë kërkesat e PPS-së dhe të sjell vendim me të cilin do t’u kthehen dokumentet e udhëtimit personave të cilët janë përfshirë me lëndët e PPS-së.