Driton ZENKU
Gostivar, 26 shkurt – Edhe përkundër shumë fushatave mediale, dhënies së ndihmave me të holla për çdo fëmijë të tretë dhe përfitime të tjera për çiftet e martuara, nataliteti në Maqedoni vazhdon të shënojë rënie, shkruan gazeta KOHA. Një rënie drastike e natalitetit gjatë vitit që e lamë pas është shënuar edhe në Gostivar. Nga Reparti gjinekologjik në Spitalin e Gostivarit njoftojnë se gjatë vitit 2016 nataliteti është mbyllur me 735 foshnja të lindura të gjalla, që në krahasim me vitin paraprak shënohet një ulje prej 135 fëmijëve. Por nga kjo qendër shprehen se kohëve të fundit është rritur numri i lindjeve që kryhen jashtë qytetit të Gostivarit dhe ky fakt ka ndikuar që spitali të mos ketë evidence të sakta rreth natalitetit.
“Vlen të theksohet se nëse merret para sysh numri i fëmijëve që vaksinohen më pas nëpër pikat e vaksinimit , del që për çdo vit, më se 400 fëmijë lindin nëpër spitalet private, apo në Tetovë dhe Shkup. Kjo nënkupton se numri real i foshnjave në regjionin e Gostivarit brenda një viti kalon numrin 1200”, thotë për KOHA, mjeku gjinekolog, Agim Jakupi. Megjithate, kriza ekonomike, migracioni , dhe vendimi i pacientëve për të lindur në ndonjë spital me më shumë kushte ka ndikuar që numri në rënie i natalitetit të shoqërohet edhe nga rritja e numrit të fëmijëve që lindin jashtë qytetit të Gostivarit. Në tërë këtë proces, rezulton se ndikim kanë pasur edhe vetë mjekët amë. “Për sa i përket strukturës nacionale, nga 735 të lindurit në spitalin e Gostivarit kanë qenë shqiptarë, 122 maqedonas dhe pjesa e ngelur u takon etniteteve të tjera etnike. Vlen të potencohet se nëse bëhet një krahasim me natalitetin e para 20 viteve, do të konstatojmë se jo vetëm që është shënuar ulje drastike, por do të konstatojmë se as gjysma nga ky numër nuk kanë ngelur. Pra, nëse në vitin 1992, viti është përmbyllur me rreth 2 mijë e 100 lindje ndërsa tani regjistrohen rreth 735 nënkuptojmë se rënia ndër vite ka arritur në numrin 1365 lindje më pak”, vijon Agim Jakupi nga kjo qendër. Edhe pse shtimi i popullsisë me ritme negative dhe faza kritike në të cilën është futur popullsia maqedonase dhe komunat e populluara prej tyre gjatë viteve të fundit, për momentin po balancohet me moshën e re të komunave me popullsi shqiptare, por ku numri i lindjeve nuk është si ai i disa viteve më parë. Ai ruan një konstante katër vitet e fundit ku në zona të caktuara ka edhe rënie. Shqiptarët nuk lindin si më parë, pohojnë në klinikat gjinekologjike, ndërsa demografët s’e përjashtojnë mundësinë që pas disa vitesh shtimi natyror i popullsisë të jetë një temë delikate edhe për pjesën shqiptare. Jo si pasojë e numrit të lindjeve, por si shkak i fluksit të madhe të emigrimit dhe kurorëzimit jashtë vendit. Edhe pse shtimi i popullsisë me ritme negative dhe faza kritike në të cilën është futur popullsia maqedonase dhe komunat e populluara prej tyre gjatë viteve të fundit, për momentin po balancohet me moshën e re të komunave me popullsi shqiptare, por ku numri i lindjeve nuk është si ai i disa viteve më parë. Ai ruan një konstante katër vitet e fundit ku në zona të caktuara ka edhe rënie. Shqiptarët nuk lindin si më parë, pohojnë në klinikat gjinekologjike, ndërsa demografët s’e përjashtojnë mundësinë që pas disa vitesh shtimi natyror i popullsisë të jetë një temë delikate edhe për pjesën shqiptare. Jo si pasojë e numrit të lindjeve, por si shkak i fluksit të madhe të emigrimit dhe kurorëzimit jashtë vendit.
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.