Vitamina E është antisterile. Kjo substancë kimike është e njohur në shkencë edhe me emrin “tokoferol”, që e ka prejardhjen nga një fjalë greke, domethënë “të lindësh”. Kjo i është atribuuar vitaminës E, për funksionimin kryesor biologjik të saj, në parandalimin e sterilitetit, si te meshkujt, ashtu edhe te femrat. Kjo vitaminë ndikon në funksionimin normal të organeve të shumëzimit, si të njeriu, ashtu edhe te kafshët. Prandaj sot është pranuar shkencërisht se mungesa e vitaminës E në ushqimin e përditshëm të njeriut shkakton sterilitet (shterpësi). Për këtë arsye vitamina E është quajtur edhe vitamina antisterile. Vitamina E është shumë e përhapur në natyrë. Sasitë më të mëdha të saj gjenden në vajrat e farërave, në arra, lajthi, fasule, soje etj.