Në ndeshjen mes Villarrealit dhe Real Madridit (2:3) ka pasur shumë polemika. Vendasit ishin të pakënaqur me gjyqtarin kryesor, Jesus Gil Manzano, duke pretenduar se i ka dëmtuar gjatë ndeshjes. Pas takimi, presidenti i Villarrealit, Fernando Roig ka treguar se gjyqtarët e ndeshjes nga stadiumi janë larguar me qese të Real Madridit, shkruan Express.
“Gjyqtarët janë larguar nga stadiumi me qese të Madridit … dhe kjo nuk është e drejtë.”, ka deklaruar ai për mediat spanjolle. Kurse, mediat nga Spanja kanë publikuar foton e Jesus Gil Manzano me qese të Real Madridit në dorë.