Teknika e re për trajtimin e lëkurës së djegur, “pistoleta” SkinGun, nënkupton që pacientët mund të rrisin lëkurë të shëndetshme në më pak se katër ditë. Së pari një pjesë e vogël e lëkurës e madhësisë së pullës postare, hiqet, dhe pastaj qelizat burimore hiqen dhe vendosen në një solucion që spërkatet në plagë. Një burrë 45 vjeçar me të djegura tmerruese nga uji i nxehtë, ishte spërkatur me 17 milionë qeliza dhe brenda gjashtë ditësh, lëkura e re ishte formuar në plagën e tij meqë rast ishte liruar nga spitali, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova. “Procedura duket e butë – dhe lëkura që ri-rritet duket, ndjen dhe funksionon sikur lëkura origjinale”, tha Thomas Bold, shefi ekzekutiv i RenovaCare, kompanisë prodhuese të SkinGun (Pistoletës së Lëkurës). RenovaCare po aplikon në Administratën e Ushqimit dhe Ilaqeve të SHBA-ve për leje që ta përdorë këtë produkt në praktikë rutinore klinike.