Tetovë, 5 janar – Deri më tani persona të panjohur, natën mes datës 3 dhe 4 të këtij muaji, kanë kryer një vjedhje në shkollën fillore “Përparimi” në Reçicë të Madhe, shkruan gazeta KOHA. Pasi që me forcë kanë hapur dritaren e katit përdhes, kanë hyrë në zyrën e drejtorit dhe kanë marrë një shtëpizë kompjuterike, dy printerë dhe tre tonerë, si dhe kanë aktivizuar aparatin kundër zjarrit me të cilin kanë stërpikur të gjithë hapësirën. Nga hapësira e arsimtarëve sërish, kanë marrë një tjetër shtëpizë kompjuterike si dhe disa gjësende tjera me çka kanë shkaktuar një dëm material që sipas drejtorit të shkollës 50-vjeçarit me iniciale H.A vlerësohet të jetë rreth 44 mijë denarë. Pas kryerjes së hetimit po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbulimin e autorëve të kësaj vjedhjeje. (koha.mk)