Shkup, 5 qershor – Nga një banesë në Manastir dje janë vjedhur 32.700 dollarë dhe stoli ari. Siç informoi sot Ministria e Punëve të Brendshme, B.K. nga Manastiri në SPB Manastir ka denoncuar se dje në periudhën nga ora tetë deri në orën 17:45 një kryerës i panjohur ka kryer vjedhje të rëndë në banesën e saj. Kryerësi ka hyrë dhunshëm dhe pasi ka kryer kërkim ka marrë 32.700 dollarë amerikanë, zinxhir ari dhe katër unaza ari. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i ekspertëve të SPB Manastir. Po ndërmerren masa për gjetje të kryerësit dhe për ndriçim të plotë të rastit.