Gjithsej 46 për qind e bujqve e njohin Ligjin për bujqësi dhe zhvillim rural, shtatë për qind mirë janë të njoftuar, ndërsa vetëm tre për qind në mënyrë të shkëlqyer i njohin zgjidhjet e parapara, tregon hulumtimi i fundit i Koalicionit rural – Kumanovë. Siç u tha në prezantimin e sotëm përfundimtar të projektit “Ligjet ekzistojnë, zbatimi mungon”, rreth gjysma nga të anketuarit kanë thënë se aspak nuk e njohin fermerinë elektronike, gjegjësisht mbajtjen e evidencës elektronike të prodhimeve bujqësore apo a.q FADN sistem.
“Shqetësues është fakti që 32 për qind e bujqve kanë dëgjuar për FADN duke pasur parasysh se jemi të orientuar drejt Bashkimit Evropian ku sistemi i tillë është i obligueshëm. Në këtë segment ende nuk mund të flasim për bujqësi bashkëkohore të mbuluar soufterike, ndërsa numri i bizneseve bujqësore për të cilat mbahet lloj i tillë është rreth 600 që është shumë pak sepse sistemi është vendosur në periudhën mes vitit 2010-2011”, theksoi drejtoresha ekzekutive e Koalicionit rural Liljana Jonoski. Hulumtimi ka treguar edhe se 41 për qind nga bujqit pothuajse nuk i dinë marrëveshjet me blerësit që, sipas Jonoskit është indikator për marrëdhëniet mes bujqve dhe blerësve. Organizata e blerjes, siç tha, është definuar si e mirë ose e mesme.
Vlerësimi i Koalicionit rural është se shqetëson edhe fakti që madje 78 për qind e të anketuarve nuk dinë për ekzistimin e sistemit informativ bujqësor të tregut, i vendosur me ligj, si një nga mjetet që duhet të jenë të qasshme për bujqit për konfirmimin e çmimit, ndjekjen e trendeve të çmimeve të ushqimit dhe të prodhimeve bujqësore. Lidhur me subvencionet, mbi 90 për qind nga të anketuarit kanë thënë se shfrytëzojnë mbështetje shtetërore, por 11 prej 117 të anketuarve janë ankuar se nuk e marrin në kohë. Hulumtimi në terren i Koalicioni rural u realizua në dhjetor të vitit 2016/ janar 2017 në rajonin e Pollogut, rajonin Veriperëndimor dhe Juglindor. U përfshinë komunat Gostivar, Tetovë, Kumanovë, Rankovcë, Nagoreçan i Epërm, Kërçovë dhe Struga.