Zagreb, 6 mars – Pa marrë parasysh se sa frikë kanë nga rindërtimi i Jugosllavisë, për shumicën e shtetasve kroatë “Jugosllaven” është termi tejet negativ, thuhet në librin “Strategjitë simbolike të ndërtimit të kombit në Evropën Juglindore”. Nëntë nga dhjetë të anketuar, ose 90.8 për qind janë krenarë që janë kroatë. Vetëm 4 për qind, thonë se nuk e pëlqejnë flamurin zyrtarë kombëtar. Në rast të anëtarësimit në ndonjë federatë, vetëm 9.4 për qind e të anketuarve kroatë ishin pozitiv, 49.1 për qind ishin me përgjigje negative, ndërsa 27.3 për qind mendonin se pasojat nuk janë as pozitive e as negative. Në të gjithë zonën e ish-Jugosllavisë (me përjashtim të Sllovenisë), Kroacia ka arritur rezultatin më të lartë të besnikërisë në mesin e vendeve të reja të rajonit, vetëm pas Kosovës, shtetit më të ri pasardhës të ish-Jugosllavisë. “Me fjalë të tjera, projekti i ndërtimit të shtetit në Kroaci kanë thyer lidhjet historike dhe kulturore me komunitetin imagjinarë jugosllavë”, thotë Vjeran Pavlakoviç, historian dhe profesor në departamentin e studimeve kulturore në Rijekë të Kroacisë, i cili është edhe udhëheqës i projektit “Strategjitë simbolike të ndërtimit të kombit në Evropën Juglindore”. Ky studim përfshiu 10.500 njerëz në rajon, dhe tregon faktin se asnjë ish-komb jugosllav nuk është i themeluar fuqishëm si Kroacia. Në Kosovë qëndron e njëjta si në Kroaci, nuk u mungon shteti i ish-Jugosllavisë. Për këtë tregojnë shifrat duke përfshirë 68 për qind të boshnjakëve të cilët nuk ndjehen mirë për prishjen e Jugosllavisë, 71 për qind e serbëve, 45 për qind e maqedonasve, kurse në Kroaci – rreth 18 për qind, dhe në fund në Kosovë, të cilëve fare nuk u mungon ish-Jugosllavia. Në Maqedoni, 45.3 për qind e të anketuarve janë shprehur pro Jugosllavisë, derisa 54.7 për qind nuk e ndjejnë mungesën e saj.
“Koncepti i “shtet ndërtimit” i referohet themeleve administrative, ekonomike dhe ushtarake të shteteve funksionale. Shtet ndërtimi nga ana tjetër merret me aspektet e konsolidimit të shtetit, të tilla si ndërtimi i një identiteti të përbashkët dhe një ndjenjë e unitetit në mesin e popullatës. Modeli socialist i asaj kohe ishte jodemokratik, por sigurisht nuk mund të konstatojmë se çdo gjë ishte negative. Nga fundi i shekullit 20-të, qytetarët e Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë, si dhe qytetarët e vendeve komuniste të Evropës Lindore, jetonin në qytete dhe punonin në fabrika”, thotë Pavlakoviç, sipas të cilit, projekti i ndërtimit të kombit kroat ishte një nga faktorët kryesorë që çuan në vdekjen e Jugosllavisë dhe kjo nuk është e habitshme që në Kroaci ekziston një konsensus i përgjithshëm në lidhje me tregimet zyrtare të luftës për pavarësi.