Djaloshi i vogël nga Afganistani, i cili u bë sensacion botëror pasi kishte improvizuar një fanellë sportive për nder të yllit të madh të futbollit, Lionel Messi, iu bashkua idhullit të tij në një ndeshje sportive në Katar. 6-vjeçari Murtaza Ahmadi ka ecur përkrah yllit të futbollit gjatë hapjes së një ndeshjeje futbolli të Barcelonës, madje e kishin të vështirë ta largojnë nga Messi. Më herët këtë vit, djali mori zemrat e të gjithëve kur fotografitë e tij duke luajtur futboll me fanellën e improvizuar të Messi-t, të punuar nga qeset, u bënë të famshme në internet. Për më shumë, shiheni videon: